Sport

Odegaardi huazohet te Sociedadi

Descriptive Text

Mesfushori norvegjez Martin Odegaard, në edicionin e ri do të luajë në La Liga, te Real Sociedadi.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se Real Sociedadi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për huazimin dyvjeçar të mesfushorit 20-vjeçar, transmeton Koha Ditore.

Odegaard edicionin e shkuar ka pasur paraqitje të mira te Vitesse kur ishte i huazuar. Ai realizoi 11 gola dhe pati 12 asistime në 39 ndeshje me ekipin holandez.

Ai është pjesë e Real Madridit prej vitit 2015, por nuk ka arritur të bindë klubin se meriton të jetë pjesë e ekipit të parë.

Odegaard ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022. Për një kohë ishte u huazuar edhe te Heerenveeni.