Sport

Feronikeli kërkon biletën për të mbetur në “Champions”

Foto: Driton Paçarada / KD

Feronikeli ka pasur vështirësi të mëdha në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Lincoln Red Imps, të martën. Atë ndeshje e fitoi 1:0 dhe kështu siguroi ndeshjen e së premtes ndaj Santa Coloma të Andorrës.

Te Feronikeli prapë presin ndeshje të vështirë, ndërsa shpresojnë që rezultati të jetë si ai i së martës, pra të shënojnë fitore.

Ndeshja Feronikeli - Santa Coloma luhet të premten (sot, 20:45) në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Është ndeshja finale e raundit parakualifikues të Ligës së Kampionëve në futboll. Fituesi i ndeshjes kalon në raundin e parë kualifikues të Championsit, ndërsa humbësi vazhdon garën në kualifikimet e Ligës së Evropës. Te klubi nga Drenasi janë të vendosur që të vazhdojnë rrugën në garën elitare.

Ndeshjet gjysmëfinale të raundit parakualifikues, me të cilat edhe nisi Championsi për edicionin 2019/2020, janë luajtur të martën në Prishtinë. Fillimisht Santa Coloma fitoi 1:0 ndaj Tre Pennes së San Marinos, ndërsa më pas fitoi Feronikeli 1:0 ndaj Lincolnit të Gjibraltarit. Janë këta katër kampionët e vendeve të ranguara më së ulëti nga UEFA... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)