Sport

Ruizi rinovon me Napolin

Mesfushori Fabian Ruiz ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës, gjë që do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, kanë njoftuar mediumet italiane të enjten.

Me kontratën e re, Ruiz do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit deri në verën e vitit 2024, duke shuar çdo dilemë rreth të ardhmes së tij. 23-vjeçari, ditë më parë është kërkuar nga Real Madridi, por Napoli ka vepruar shpejtë për ta "blinduar" mesfushorin që ka patur paraqitje të mira në edicionin e fundit, transmeton Koha Ditore.

Ruiz te Napoli u transferua vitin e shkuar nga Real Betisi për 30 milionë euro dëmshpërblim. Në edicionin e tij të parë te Napoli, Ruiz realizoi shtatë gola dhe asistoi tri herë në 40 paraqitje. Ai është edhe reprezentues i Përfaqësueses së Spanjës.