Sport

Atletico pas Jamesit

Skuadra e Atletico Madridit ka shprehur interesim për mesfushorin James Rodriguez, i cili është në pronësi të Real Madridit. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet spanjolle.

Mësohet se Atletico është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim për Rodriguezin, i cili do të largohet këtë verë nga Reali për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

James te Atletico shihet si përforcim i duhur për mesfushën në edicionin e ri. Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021 kurse dy edicionet e fundit ka luajtur i huazuar te Bayern Muencheni, transmeton Koha Ditore.

James ka bërë karrierë në Evropë edhe te Monaco e Porto. Aktualisht, James është me Kolumbinë duke luajtur në "Copa America".