Sport

Cavani mbetet te PSG-ja

Descriptive Text

Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani ka insistuar se do të jetë pjesë e ekipit nga Ligue 1, Paris Saint-Germain edhe për edicionin e ri, përcjellë "L'Equipe" të mërkurën.

Cavani ka kontratë me PSG-në deri vitin tjetër dhe ka bërë të ditur se do ta respektojë deri në fund. 32-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te PSG-ja, me 134 të realizuar në 186 ndeshje të luajtura prej vitit 2013, transmeton Koha Ditore.

"Jam krenar që jam pjesë e PSG-së dhe dua ta respektoj kontratën deri në fund. Për këtë e kam njoftuar klubin. Do të jem pjesë e ekipit në edicionin e ri", është shprehur Cavani.

Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Napoli e Palermo. Edicionin e shkuar shënoi 23 gola në 33 ndeshje për PSG-në.