Futbollistët e FC Prishtinës, telashe me viza për në Gjibraltar

Futbollistët e FC Prishtinës, telashe me viza për në Gjibraltar

26 June 2019 13:23

Klubi futbollistik Prishtina po ka vështirësi të luajë ndeshjen e kthimit me skuadrën St Joseph's për shkak se nuk po mund të sigurojnë viza për në Gjibraltar.

Klubi kosovar, siç shkruan “thescottishsun”, presin skuadrën kundërshtare këtë mbrëmje, ndërsa fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet me Rangersin e Steven Gerrardit në raundin e parë muajin e ardhshëm.

Por edhe pse janë favoritët për t’u kualifikuar, Prishtina po e ka të vështirë të tejkalojë shiritin e kuq për të luajtur ndeshjen e kthimit.

Presidenti i klubit, Remzi Ejupi, ka pranuar se është i brengosur me situatën.

“Jam shumë më i brengosur për problemet me viza për lojtarët dhe për stafin sesa që jam për rezultatin kundër skuadrës St Joseph's. Ne luajmë ndeshjen e kthimit në Gjibraltar javën e ardhshme, por ende s’ka asnjë shenjë se do të pajisemi me viza. Kemi shkuar në Ambasadën e Britanisë së Madhe, por na kanë thënë se duhet të aplikojmë përmes Gjibraltarit, por ende s’kemi dëgjuar gjë nga ta”, tha Ejupi, transmeton Koha.net.

“Jemi të brengosur dhe s’është e drejtë për një klub si i yni që të brengoset për viza gjatë një gare të rëndësishme evropiane. Në fushë, besoj se do të kualifikohemi me lehtësi për lojën e radhës me Rangers”.

“Por, problemet janë jashtë fushës”, tha ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme