Sport

Abrashi fiton “derbin e shqiptarëve” në Bundesligë

Descriptive Text

Amir Abrashi me Freiburgun ka fituar “derbin e shqiptarëve” në Bundesligë ndaj Donis Avdijajt dhe Schalkes.

Freiburgu fitoi 2 me 0 me dy gola të Niederlechnerit të shënuara në pjesën e parë.

Abrashi ishte startues dhe luajti për 90 minuta, ndërsa Avdijaj u inkuadrua në minutën e 61-të dhe në ndeshje u zverdh dy minuta pas inkuadrimit.

Freiburgu është i teti me 44 pikë të tubuara, tri më shumë se Schalke që është e dhjeta.