Sport

Juventusi me ofertë për brazilianin Reinier

Skuadra e Juventusit ka ofruar 15 milionë euro dëmshpërblim plus bonuset për shërbimet e mesfushorit të Flamengos, Reinier shkruan të mërkurën "Gazzetta dello Sport".

Mësohet se ekipet janë në negociata, pasi Reinier ka pranuar kalimin te Juventusi. 17-vjeçari, po befason me paraqitjet e tij në Brazil dhe është pjesë e ekipit U20 të Flamengos. Ai me Flamengon ka kontratë deri në fund të vitit 2020, por te Juventusi nuk mund të transferohet deri në janar të vitit të ardhshëm, transmeton Koha Ditore.

Reinier është kapitenm i ekipit U17 të Brazilit dhe ka shënuar pesë gola në nëntë ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Ai te Juventusi shihet si lojtar i së ardhmes, i cili vitin e ardhshëm do të luante me ekipin U23 që garon në nivelet më të ulëta të Italisë për të marrë përvojë përpara se të përfshihet në ekipin e parë.