Sport

Reali pas Van de Beekut

Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja spanjolle "Marca".

Mësohet se Reali tashmë ka kontaktuar Ajaxin që për lirimin e 22-vjeçarit, kërkon të paktën 60 milionë euro dëmshpërblim. Van de Beek te Reali shihet si përforcim i duhur për mesfushën, pasi edicionin e fundit pati paraqitje të mira me Ajaxin.

Edicionin e fundit, Van de Beek shënoi 17 gola dhe asistoi 13 herë në 57 paraqitje për Ajaxin. Ai me ekipin e parë të Ajaxit ka debutuar në fillim të vitit 2016 dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Van de Beek ka regjistruar edhe pesë ndeshje deri më tani me Përfaqësuesen e Holandës.