Sport

Stagnimi i talentit më të madh ganez, Ayew

Descriptive Text

Pas një përvoje të turbullt në Angli, që rezultoi me rënien e dy ekipeve të tij nga Premier League, ish-talenti i madh i Ganës, Jordan Ayew, do të mundohet ta ringjallë karrierën në Kupën e Afrikës, që po mbahet në Egjipt.

Prejse u largua nga Franca në vitin 2015 asgjë nuk i ka shkuar sipas planeve të birit të ish-lojtarit të Marseilles, Abedi Pele. Babai i tij Abedi Pele vlerësohet legjendë në të gjithë Afrikën, pasi ndër të tjera tri herë është shpallur futbollisti i vitit në këtë kontinent. Por të birit nuk po i ecën mirë, ndonëse si i ri premtonte shumë, shkruan sot Koha Ditore.

Pas transferimit nga Lorienti tek Aston Villa, sulmuesi Ayew pati një debutim relativisht të mirë me shtatë gola në Premier League, por nuk e shpëtoi ekipin nga rënia në një kategori më poshtë. Pas rënies së Aston Villas edhe forma e Ayewit mori një trajektore të ngjashme.

Ayew e kaloi një edicion në Championship përpara se të transferohej te Swansea për të luajtur përkrah vëllait të madh, Andre. Jordanit iu nevojitën gjashtë muaj për të siguruar një vend në përbërjen e parë, por nuk ishte aspak produktiv. Edhe edicionin e fundit ai shënoi 11 gola në të gjitha garat, por nuk arriti ta shpëtonte Swansean nga rënia në Championship.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)