Sport

Xhaka me shokë ia shkaktojnë Unitedit humbjen e parë pas 25 ndeshjeve

Descriptive Text

Arsenali ka mposhtur Manchester Unitedin në kryendeshjen e xhiros së 36-të në Premier Ligë, duke ia prishur serinë e 25 ndeshjeve pa humbje në ligë.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka shënoi golin e parë në fitoren 2 me 0. Reprezentuesi i Zvicrës realizoi nga distanca në minutën e 54-të. Goli i dytë erdhi nga Danny Welbeck menjëherë pas atij të Xhakës për fitoren e 19-të të Arsenalit sivjet.

Kjo fitore shton gjasat e “Topçinjve” për Ligën e Kampionëve. Ekipi i Arsene Wengerit është i gjashti me 63 pikë të tubuara, dy më pak se Unitedi që është i pesti me 65 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. City është i katërti me 69 pikë e me një ndeshje më shumë se Arsenali, ndërsa Liverpooli është i treti me 70 pikë, por me dy ndeshje më shumë se klubi londinez.