Sport

Thellohet kriza e Interit

Interi ka pësuar edhe një humbje në Serie A.

Humbja e tretë rresht dhe e katërta në pesë ndeshjet e fundit erdhi nga Genoa.

Genoa fitoi 1 me 0 falë golit të Goran Pandevit.

Tani Interi është i shtati me 56 pikë në tabelë, nëntë më pak se Atalanta që është e pesta si e fundit që shkon në Evropë.