Sport

Kabak, gjithnjë e më afër Milanit

Skuadra e Milanit është afër të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Stuttgartit, Ozan Kabak, ka njoftuar të hënën sajti italian "Calciomercato".

Bëhet e ditur se Milani tashmë ka arritur marrëveshje me Stuttgartin dhe po diskuton çështjen e kontratës me lojtarin e ri.

Për kartonin e 19-vjeçarit, Milani do të paguajë 15 milionë euro dëmshpërblim.

Kabak pritet të firmosë kontratë afatgjatë me ekipin italian, i cili ka mposhtur konkurrencën e fortë të Bayern Muenchenit.

Kabak në janar të këtij viti iu bashkua Stuttgartit nga Galatasaray për 11 milionë euro. Me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2024.