Sport

PSG-ja me ofertë për Milinkoviq-Saviqin

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, ka përgatitur ofertë për shërbimet e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq.

E përditshmja franceze "L'Equipe" të hënën ka njoftuar se PSG-ja është e gatshme t'i paguajë Lazios 75 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e mesfushorit 24-vjeçar, transmeton Koha Ditore.

Milinkoviq-Saviq pritet të largohet nga Lazio gjatë kësaj vere.

Ai është pjesë e Lazios prej vitit 2015 dhe ka fituar një kupë e një Superkupë të Italisë.

Milinkoviq-Saviq ka kontratë me Lazion deri më 2023. Edicionin e fundit shënoi shtatë gola dhe asistoi tre në 41 ndeshje.