Sport

Benitez largohet nga Newcastle

Descriptive Text

Trajneri Rafael Benitez do të largohet nga Newcastle United në fund të këtij muaji, kur edhe i skadon kontrata.

Lajmi është bërë i ditur të hënën në uebfaqen e ekipit nga Premier League, i cili ka njoftuar se spanjolli do të largohet pasi nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, transmeton Koha Ditore.

Benitez pati marrë drejtimin e Newcastlet në mars të vitit 2016 dhe në dy edicionet e fundit ka arritur të mbajë në Premier League.

"Me keqardhje njoftojmë të gjithë se trajneri Rafael Benitez do të largohet nga klubi më 30 qershor kur edhe i skadon kontrata. Si klub kemi punuar shumë për të vazhduar bashkëpunimin me Benitezin, por ishte e pamundur të arrihej marrëveshja", thuhet në njoftimin e Newcastlet.

Benitez gjatë karrierës si trajner ka punuar edhe te Real Madridi, Napoli, Chelsea, Interi, Liverpooli, Valencia, Tenerife e Osasuna.