Kuka mposht xhudisten britanike

Loriana Kuka ia sjell Kosovës një tjetër medalje nga Minsku

24 June 2019 11:03
16:31

Xhudistja Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës medaljen e tretë në Lojërat Evropiane në Minsk.

Pas të artës së Majlinda Kelmendit dhe të argjendtës së Nora Gjakovës, Kuka ia ka sjellë Kosovës një medalje të bronztë.

Ajo arriti të fitojë të bronztën në kategorinë deri 78 kilogramë duke mposhtur gjermanen Luise Malzahn.

Kuka fitoi me ippon në sekondat e fundit të përballjes.

13:25

Kuka fiton ndaj gjermanes Powell, në garë për të bronztën

Loriana Kuka ka arritur që të mposht gjermanen Anna Maria.

Loriana me këtë fitore arrin garën për medaljen e bronztë.

11:50

Kuka mposhtet nga holandezia, mbetet në garë për të bronztën

Loriana Kuka është mposhtur nga xhudistia holandeze Guusje Steenhuis.

Kuka është mposhtur me Ipoon holandezia.

Loriana vazhdon garën për medaljen e bronztë përmes repesazhit

11:03

Kuka mposht xhudisten britanike

Loriana Kuka ka arritur ta mposhtë Katie-Jemima Yeats-Brown nga Britania e Madhe.

Kuka është duke garuar në peshat -78kg, transmeton koha.net.

Rrethin e parë, Loriana e ka kaluar pa luftë, ndërsa fitorja e dërgon në çerekfinale.

Kuka përballjen e ardhshme do ta ketë me Guusje Steenhuis nga Holanda.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme