Sport

PSG-ja thërret Sanchesin

Descriptive Text

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, ka shprehur interesim për mesfushorin portugez të Bayern Muenchenit, Renato Sanches.

Mediumet gjermane raportojnë se PSG-ja ka ofruar rreth 15 milionë euro për portugezin që ka kërkuar largimin nga bavarezët, transmeton Koha Ditore.

21-vjeçari i transferuar me bujë nga Bayerni në vitin 2016, ka dështuar plotësisht. Ai edicionin e fundit ka pasur 24 ndeshje në të gjitha garat, kurse për një vit ka qenë i huazuar edhe në Angli te Swansea.

Sanches ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021 dhe nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen. Ai ka edhe 18 ndeshje me Portugalinë.