Sport

Majlinda Kelmendi tregon se kujt ia dedikon medaljen e artë

Majlinda Kelmendi dje ka arritur të fitoj medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Kjo ishte hera e parë e që Majlinda morri pjesë në këto gara dhe qysh herën e parë arriti të dal më e mira në kategorinë -52 kg.

Pas garave ajo u shpreh tejet e lumtur me fitimin e kësaj medalje.

“Sigurisht që po ndjehem shumë e lumtur, është hera e parë që po marrë pjesë në lojëra evropiane, po kjo në sport tonë është edhe kampionat evropian edhe lojëra evropiane, për këtë arsye i morëm nga dy medalje. Realisht ka qenë një dit e gjatë, e vështirë dhe mundem të them me mjaft stres duke e marrë parasysh se dy vitet e fundit nuk kam marrë pjesë në dy kampionate për shkak të lëndimeve dhe kështu sot kam qenë mjaftë e motivuar dhe besoj që gara ka shkuar shumë mirë” tha fillimisht Kelmendi.

Majlinda ndër tjerash shtoi se finalja ishte shumë e vështirë, ashtu siç e kishte pritur ajo duke parë edhe kundërshtaren në fjalë.

Ajo në fund tregoi se kujt ia dedikoi këtë fitore.

“Këtë medalje ia dedikoi një personit, i cili ka qenë shumë i veçantë për mua, djali i tezës time, Labinot Harbuzi, personin që e kemi humb disa muaj më parë. Ai ka qenë ndoshta idolli im i parë, qysh nga mosha 12 vjeçare. Ka besuar shumë në mua dhe gjithmonë më ka thënë që jam më mirë në botë, kështu që këtë medalje ia dedikoi ati,” përfundoi Kelmendi.

Kujtojmë që përpos Majlinda Kelmendit, në këtë lojëra sukses të madh arriti edhe Nora Gjakova dike fituar medaljen e argjendtë./KosovaPress/