Sport

Dodik braktis hapjen e Lojërave Sportive Evropiane kur defiluan sportistët e Kosovës

Anëtari serb dhe kryesuesi i presidencës së BeH, Milorad Dodik, ka braktisur demonstrativisht për pak kohën llozhën solemne në momentin kur para saj ka defiluar ekipi i sportistëve nga Kosova, njoftojnë mediat serbe.

Pastaj ai është kthyer në lozhë dhe ka duartrokitur parakalimin e sportistëve nga BeH dhe Serbia, transmeton Koha.net.

Dodiku para hapjes së lojërave ishte takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Nuk është raportuar nëse me këtë gjest politik Dodik të jetë shoqëruar edhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.