Kosova nis keq, shigjetarja Zejnullahu del e fundit

Kosova nis keq, shigjetarja Zejnullahu del e fundit

22 June 2019 09:45

Lojërat e dyta Evropiane shpresohet të jenë shumë të suksesshme për Kosovën, por fillimi i tyre nuk ishte i tillë për vendin. Të premten, shumë orë para fillimit të ceremonisë hapëse të Lojërave Evropiane "Minsk 2019", ka garuar shigjetarja Ardita Zejnullahu. Ajo garoi në disiplinën e harkut olimpik (recurve) dhe përfundoi e fundit në klasifikim.

Në këtë garë individuale të shigjetarisë, të premten u zhvillua vetëm raundi për rangim. Pavarësisht pozitës në të cilën u renditën garueset, ato do të kenë edhe një rast tjetër për të garuar. Prej kësaj përfiton Zejnullahu, që do të paraqitet në raundin tjetër - 1/32 e finales, shkruan sot Koha Ditore.

Në raundin për rangim u paraqitën 48 garuese. Pozita e 48-të i takoi Zejnullahut, që në Minsk të Bjellorusisë udhëtoi falë ftesës së organizatorit. Zejnullahu mblodhi 500 pikë, ndërsa e parafundit, zvicerania Iliana Deinko kishte 544 pikë. Në raundin për rangim e para doli garuesja e Holandës, Ana Gabriela Bayardo Chan me 666 pikë. Dallimi në pikë te më të mirat nuk ishte i madh. E dyta kishte 662 pikë, e treta 654 pikë e kështu me radhë. 39 garuese kishin mbi 600 pikë, ndërsa për asnjë pozitë dallimi në pikë nuk ishte sa i garueses kosovare me të parafundit.

 (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme