Sport

Buffoni ende i pavendosur

Porto dhe Atalanta janë dy skuadrat e interesuar për portierin Gianluigi Buffon.

41-vjeçari është lojtar i lirë pasi nuk ka vazhduar kontratën me Paris Saint-Germainin, transmeton KTV.

Sipas medieve italiane Porto e sheh Buffonin, si zëvendësues ideal i Iker Casillasit.

Përveç Portos, edhe Atalanta po synon ta bindë portierin të transferohet në Serie A, me të cilin ekip mund të luajë në Champions League.