Sport

Jamesi pëlqen Napolin

Descriptive Text

Jame Rodriguez ka lënë të hapur mundësinë t’i bashkohet Napolit.

Sulmuesi anësor që po shkëlqen në Kupën e Amerikës, me Kombëtaren e Kolumbisë, ka pasur vetëm fjalë të mira për skuadrën e Napolit, transmeton KTV. 

“Napoli është një klub i mbushur me histori, Diego Armando Maradona ka luajtur atje, unë mendoj se do të isha rehat në këtë kontekst, por siç thashë për momentin unë jam duke menduar për Kolumbinë”, deklaroi James.

Për 27-vjeçarin, interesim të vazhdueshëm ka shprehur Napoli, me trajnerin Carlo Ancelotti, që e dëshiron lojtarin.