Sport

Pogba, objektiv i Real Madridit

Descriptive Text

Real Madridi po synon ta përforcojë edhe më shumë ekipin për sezonin e ri.

Së fundmi, mediet spanjolle bëjnë të ditur se objektivi kryesor i madrilenëve është nënshkrimi me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, transmeton KTV.

Trajneri Zidane thuhet se ua ka bërë të ditur krerëve të klubit se e dëshiron me çdo kusht mesfushorin.

Edhe vetë Pogba, ditë më parë, ka bërë të ditur dëshirën për t’u larguar nga Unitedi.