Sport

Gjiganti italian pas Mustafit

Descriptive Text

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, do të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere.

Sipas medieve angleze, drejtuesit e klubit anglez po kërkojnë skuadër për mbrojtësin shqiptar, transmeton KTV.

Së fundmi, interesim për Mustafin ka shprehur Milani, që është në kërkim të një qendërmbrojtësi.

“Kuqezinjtë” pritet që shumë shpejt t’i nisin bisedimet me londinezët për të transferuar Mustafin në “San Siro”.