Sport

Zyrtare: Muriel kalon tek Atalanta

Atalanta ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kolumbian Luis Muriel nga Sevilla për 18 milionë euro.

Ai mësohet se ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

28-vjeçari kaloi gjysmën e dytë të sezonit të shkuar si i huazuar te Fiorentina duke realizuar gjashtë gola në 19 paraqitje.

Para kësaj ai ishte te Lecce, Udinese e Sampdoria në Itali. Më 2017 kaloi te Sevilla për 20 milionë euro.