Sport

Atletico insiston për Alonson

Foto: Reuters

Skuadra e Atletico Madridit nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mbrojtësit të krahut të majtë, Marcos Alonso.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të premten se Atletico tashmë ka kontaktuar Chelsean dhe për transferimin e Alonsos gjatë kësaj vere i ka ofruar 40 milionë euro dëmshpërblim.

Alonso 28-vjeçar, tek Atletico shihet si zëvendësim ideal për brazilianin Filipe Luis që do të largohet nga ekipi.

Alonso ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 kurse edicionin e fundit ka shënuar katër gola dhe ka asistuar shtatë herë në 39 ndeshje.

Ai karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Sunderlandi e Boltoni.