Sport

Prishtina licencon 25 futbollistë për Evropë, Januzin e Bardhokun nuk i lirojnë ish-klubet

Prishtina ka njoftuar se ka licencuar 25 futbollistë për raundin paraeliminator në Ligën e Evropës kundër St Joseph’s të Gjibraltarit, ndeshje që zhvillohet të enjten më 27 qershor nga ora 20:45 në Prishtinë dhe ajo e kthimit më 2 korrik.

Prishtina megjithatë ka thënë se nuk janë licencuar Ahmed Januzi dhe Tun Bardhoku “për shkak se nuk i kanë liruar ish-klubet e tyre”.

Futbollistët e licencuar janë:

Portierë: 12. Visar Bekaj, 1. Alban Muqiqi, 36. Adi Hyla, 35. Laurit Behluli.

Mbrojtës: 2. Armend Thaqi, 13. Abdul Bashiru, 34. Agon Xhaka, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku, 8. Ahmet Haliti.

Mesfushorë: 5. Diar Miftaraj, 18. Ergyn Ahmeti, 7. Lorik Boshnjaku, 6. Endrit Krasniqi, 21. Argjend Mustafa, 88. Ramush Ramadani, 20. Qendrim Zyba.

Mesfushorë ofensivë: 22. Lis Ahmeti, 23. Armend Gashi, 10. Meriton Korenica, 15. Gauthier Mankenda, 77. Trimron Selimi, 11. Kreshnik Uka.

Sulmues: 9. Basid Khalid, 17. Alban Shillova.