Sport

Feronikeli zyrtarizon ndeshjen me Milanin

Kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka njoftuar se më 10 gusht të këtij viti do të zhvillojë një ndeshje miqësore me gjigantin botëror, Milanin.

Të enjten presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka nënshkruar marrëveshjen me menaxherin Agron Selimi, që ishte ndërmjetësues në këtë rast.

Kampioni i Kosovës ka thënë se detajet për fillimin e lojës dhe për bileta akoma nuk janë caktuar, por që do të prezantohen me kohë.

Feronikeli ka thënë se një ndeshje si kjo “konfirmon edhe një herë seriozitetin që ofron klubi kampion i Kosovës”.

“Kjo padyshim që është ngjarja më e madhe në futbollin e pasluftës”, ka thënë Feronikeli.