Sport

Rrahmani kërkohet edhe në Itali

Hellas Verona në Serie A i është futur garës për të transferuar qendërmbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani.

25-vjeçari i Dinamo Zagrebit po kërkohet nga disa klube, ndërsa më së afërmi tij janë Standard Liege dhe Celticu.

Ai besohet se ka refuzuar një propozim nga Standardi dhe tani për të është shtuar interesimi edhe në Itali.

Mediumi belg “Le Soir” raporton se Hellas Verona po e kërkon lojtarin, që ka vlerë rreth 2 milionë euro në treg.

Skuadra që u inkuadrua sivjet në Serie A raportohet se mund të jetë destinacion i preferuar i Rrahmanit në krahasim me Belgjikën.

Rrahmani ka edhe dy vjet kontratë me Dinamon. Në sezonin e fundit ka pasur 26 paraqitje në të gjitha garat.