Sport

Gjiganti spanjoll pas Granit Xhakës

Foto: Reuters

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës dhe karrierën ta vazhdojë në La Ligën spanjolle.

“The Sun” shkruan se për futbollistin nga Kosova që vesh fanellën e Arsenalit, ka shprehur interesim Atletico Madridi, transmeton KTV.

Raportohet se Xhaka pëlqehet nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone, i cili e sheh si zëvendësues të Rodrit që mund të kalojë te Manchester City.

Me Arsenalin, në sezonin e fundit, Xhaka realizoi 4 gola në 40 ndeshje.