Sport

Arbitrazhi Sportiv shtyn vendimin për Skënderbeun

Descriptive Text

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka shtyrë për 12 korrik vendimin për klubin shqiptar Skënderbeu.

UEFA kishte dënuar Skënderbeun në mars të vitit të shkuar me dhjetë vjet mosparaqitje në garat evropiane, si dhe gjobë një milion euro, pas akuzave për trukim.

Skënderbeu s’ishte pajtuar me vendimin dhe ndoqi instancat tjera duke e çuar rastin deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Tani klubi ka njoftuar se Arbitrazhi, që ishte dashur të merrte vendimin në qershor, ka shtyrë vendimin për 12 korrik.