Sport

City ofron 95 milionë euro për Koulibalyn

Kampioni i Anglisë, Manchester City i ka bërë ofertë zyrtare Napolit për shërbimet e qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly.

"Gazzetta dello Sport", ka shkruar të mërkurën se për transferimin e Koulibalyt gjatë kësaj vere, City ka ofruar 95 milionë euro dëmshpërblim. Senegalezi Koulibaly te City shihet si pasardhës i denjë i belgut Vincent Kompany që është larguar nga ekipi për të marrë drejtimin e Anderlechtit.

Koulibaly 27-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023. Ai te ekipi italian është transferuar para tri vitesh nga Genku për 7.5 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te Metzi, transmeton Koha Ditore.

Në edicionin e fundit, Koulibaly ka patur 48 paraqitje për Napolin në të gjitha garat dhe ka shënuar dy gola. Ai ka edhe 32 ndeshje dhe një gol të shënuar me Senegalin.