Sport

Hapi i madh i Lis Shoshit

Descriptive Text

Basketbollisti kosovar, Lis Shoshi, nga sezoni i ri, do të luajë në Bundesligën e Gjermanisë.

Qendra nga Peja pas një sezoni fantastik në kampionatin e Izraelit, karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra e njohur gjermane Oliver Wurzburg. (SAN OLIVER VYRC BURG).

Shoshi për Sportin në KTV, zbulon detajet e transferimit tek ekipi i njohur gjerman.

24-vjeçari që shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit të ri, synon që me finalistin e FIBA Europe Cup, të lërë gjurmë edhe në elitën e basketbollit gjerman.

Pas përfundimit të sezonit Shoshi, tash e disa ditë ka filluar përgatitjet intensive për ndeshjet parakualifikuese më Kombëtaren e Kosovës.

Qendra kosovare beson se “Dardanët” do të arrijnë të sigurojnë një biletë për ndeshjet kualifikuese.

Shoshi edicionin që lamë pas, ishte pjesë e Maccabi Ashdodit në Izrael, duke bërë paraqitje mjaft të mira.

Në sezonin e fundit kishte një mesatare prej 12.8 pikëve për ndeshje, 7.7 kërcime, si dhe 1.2 bllokada me një mesatare prej 27 minuta për lojë.