Sport

City siguron shërbimet e mesfushorit të Atleticos

Descriptive Text

Vjen përforcimi i parë për ekipin e Pep Guardiolas.

Gjithçka po shkon mbarë dhe Manchester City ka siguruar transferimin e parë për këtë afat kalimtar veror.

Bëhet fjalë për futbollistin e Atletico Madridit, Rodri, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolas, transmeton KP.

Atletico ka pranuar ofertën prej 70 milionë eurosh që i ka ofruar City dhe në ditët në vazhdim do të vijë edhe zyrtarizimi për transferimin e tij në Etihad Stadium.

Për Rodrin ka shprehur interesim edhe Manchester United, por vetë lojtari ka preferuar Cityn, pasi dëshiron të punojë në një ekip me Guardiolan.