Sport

Napoli siguron Jamesin

Skuadra e Napolit ka siguruar shërbimet e mesfushorit kolumbian James Rodriguez, kanë njoftuar mediumet italiane të martën.

Mësohet se Napoli tashmë ka arritur marrëveshje me Real Madridin për huazimin njëvjeçar të Rodriguezit me detyrim të blerjes së tij në fund të edicionit 2019/20, transmeton Koha Ditore.

Për huazimin njëvjeçar, Napoli do të paguajë 13 milionë euro kurse edhe 40 milionë euro tjera do t'i shpenzojë për kartonin e tij. 27-vjeçari, dy edicionet e fundit ka qenë i huazuar te Bayern Muencheni, por klubi bavarez nuk ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së kartonit të tij dhe e ka kthyer te Reali.

James nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe për këtë aryse do të largohet. Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021. Edicionin e fundit, James ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 28 ndeshje për Bayernin.