Sport

Kamberi mund t’i bashkohet Kosovës

Sulmuesi Florian Kamberi mund t'i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjet eliminatore të "Euro 2020" që në shtator do t'i luajë ndaj Anglisë e Çekisë.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja "ScottishSun".

Kamberi, 24-vjeçar, është pjesë e ekipit elitar të Skocisë, Hibernian dhe edicionin e fundit ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar shtatë herë në 43 ndeshje, transmeton Koha Ditore.

Kamberi është i lindur në Zvicër por ka prejardhje nga Kosova.

Ai ka luajtur për grupmoshat U-20 dhe U-21 të Zvicrës, por asnjëherë nuk është ftuar në ekipin e parë.

Kamberi ka kontratë me Hibernianin deri në vitin 2021 kurse karrierë ka bërë edhe te Grasshoppersi e Karlsruhe.

Kosova në eliminatoret për "Euro 2020" ka tubuar pesë pikë pas tri ndeshjeve në Grupin A, të cilin e përbëjnë edhe Bullgaria e Mali i Zi.