Sport

Leverkuseni siguron Sinkgravenin

Skuadra nga Bundesliga, Bayer Leverkusen ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Daley Sinkgraven.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjerman të hënën. Sinkgraven 23-vjeçar, te Leverkuseni është transferuar nga Ajaxi për pesë milionë euro dëmshpërblim. Ai me ekipin e ri, ka firmosur kontratë katërvjeçare, transmeton “Koha Ditore”.

Mbrojtësi holandez te Ajaxi është transferuar në vitin 2015 nga Heerenveeni për shtatë milionë euro dhe kishte kontratë deri vitin tjetër. Ai edicionin e fundit ka patur 11 paraqitje në të gjitha garat për Ajaxin.