Sport

City kthen mbrojtësin Angelino

Manchester City do ta kthejë mbrojtësin e krahu të djathtë, Angelino një vit pasi e shiti te PSV Eindhoveni.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se City tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin holandez në vlerë prej 12 milionë eurosh për Angelinon.

22-vjeçari, ka regjistruar vetëm tri paraqitje me Cityn përpara se të huazohet nëpër ekipe të ndryshme. Para fillimit të këtij edicioni, City e shiti spanjollin te PSV Eindhoveni për 5.5 milionë euro ku pati paraqitje të mira, transmeton “Koha Ditore”.

Angelino shënoi një gol dhe bëri 12 asistime te PSV Eindhoveni, duke tërhequr interesimin e skuadrave si PSG, Borussia Dortmund, Napoli, Ajax e Arsenali.

Duke parë interesimin e madh, City shfrytëzoi opsionin e riblerjes së Angelinos, i cili me kampionin e Anglisë do të firmos kontratë pesëvjeçare.