Sport

Milani kërkon Kramariqin

Foto: Reuters

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Hoffenheimit, kroatit Andrej Kramariq. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Te Milani janë të gatshëm të ofrojnë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për Kramariqin, i cili ka shkëlqyer edicionin e fundit te ekipi gjerman, transmeton “Koha Ditore”. 27-vjeçari ka shënuar 22 gola në 37 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Kramariq ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2022 kurse mund të luaj edhe si sulmues krahu. Ai te Hoffenheimi është transferuar në vitin 2016 nga Leicesteri për 11 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te Rijeka, Dinamo e Zagrebit e Lokomotiva.

Gjithashtu Kramariq ka 13 gola të shënuar në 46 ndeshje me Përfaqësuesen e Kroacisë.