Sport

Lyoni në garë për Luisin

Foto: Reuters

Skuadra e Lyonit është futur në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, brazilianit Filipe Luis. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Te Lyoni e shohin Luisin si zëvendësim për Ferland Mendyn, i cili javën e shkuar u zyrtarizua te Real Madridi.

Luis në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon me Atletico Madridin, transmeton “Koha Ditore”. Ai tashmë ka paralajmëruar largimin nga Atletico kurse interesim për të kanë treguar edhe Barcelona e Flamengo.

Luis 33-vjeçar, në edicionin e fundit ka regjistruar 32 ndeshje për Atleticon kurse krahas dy golave ka asistuar tri herë. Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Chelsea, Deportivo La Coruna e Ajaxi. Luis ka edhe 39 ndeshje me Përfaqësuesen e Brazilit.