Sport

Totti i revoltuar e lë Romën pas 30 vjetësh

Francesco Totti ka lëshuar disa akuza ndaj krerëve të Romës teksa ka konfirmuar largimin nga pozita e drejtorit të klubit, pas 30 vjetësh lidhjeje me klubin e Serisë A.

Totti iu bashkua Romës në bord pas pensionimit si lojtar më 2017, por dallimet mes ish-sulmuesit dhe bordit të klubit kanë rezultuar në largimin e tij.

Tensionet besohet se janë nxitur edhe më shumë mes Tottit e pronarit Jim Pallotta, që në muajin mars kur Monchi u largua prej pozitës së drejtorit sportiv e shkarkimit të trajnerit Eusebio Di Francesco.

“S’kam pasur kurrë shansin të shpreh veten. Nuk isha përzier kurrë në projektin teknik. Në vitin e parë, kjo mund të ndodhë. Në të dytin, kuptova çfarë doja dhe kurrë nuk u bëmë bashkë, s’e ndihmuam njëri-tjetrin”, ka thënë ai në një konferencë për media teksa ka shtuar se “më kanë përjashtuar nga çdo vendim”.

“Tani do të marr rrugë tjera. Për momentin një klub tjetër dëshiron të më besojë. Gjithmonë do të jem gati. Nuk jam këtu të fajësoj të tjerët. Kemi nisur një rrugëtim, nuk kishte respekt, po largohem”, ka deklaruar më tej legjenda italiane.

Totti kaloi gjithë karrierën si profesionist te Roma me 786 paraqitje e 307 gola. Ai me Romën ka fituar një titull kampioni më 2000-01.