Sport

Ekipet e mëdha turke kërkojnë Oezilin

Galatasaray, Fenerbahçe dhe Beshiktash janë skuadrat nga Turqia që kanë shprehur interesim për mesfushorin Mesut Oezil, i cili pritet të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere.

Kështu, ka shkruar të hënën e përditshmja britanike "Daily Mirror". Arsenali tashmë ka nxjerrë në shitje Oezilin dhe për kartonin e tij kërkon të paktën 30 milionë euro dëmshpërblim. Mesfushori shihet si përforcim i duhur për ekipet turke që tashmë kanë kontaktuar Arsenalin, transmeton Koha Ditore.

Oezil 30-vjeçar, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021 kurse edicionin e fundit ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tri herë në 35 ndeshje në të gjitha garat. Ai karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, Werder Bremeni e Schalke.