Sport

Alpinistë nga Kosova ngjitën majën më të lartë në Ballkan

Disa alpinistë nga Kosova kanë ngjitur majën Musala në malet e Rilës në Bullgari, e cila gjithashtu është maja më e lartë në Ballkan (2.925 m).

Ekspedita ka filluar nga data 14.06.2019 deri më datën 16.06.2019 e organizuar nga Klubi Alpin Prishtina.

Maja e Musalas është maje dominuese në Vargmalet e Rilës dhe gjithë Ballkanin.

Pozicioni i saj në Jugperëndim të Bullgarisë bën që, nga kjo pikë të shihen disa vargmale të njohura Ballkanike, si Osogovo, Malet Rodope, Vargmali i Rilës.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja ishte e hapur për shkak se ngjitja në Majën më të Lartë në Ballkan është relativisht e lehtë, për shkak të terrenit livadhor dhe përdorimit të teleferikut deri te liqeni i Musalas.

Pjesëmarrësit e ekspeditës kanë pasur rastin të vizitojnë vende të rëndësishme, si Blagojevgrad, Borovec dhe Sofje.

{gallery}