Sport

Kthimi i Sharapovas i inspiruar nga Nadali

Descriptive Text

Maria Sharapova insiston se do të frymëzohet nga tregimi i pabesueshëm i rimëkëmbjes së Rafael Nadalit, pasi ajo rifillon karrierën e saj të goditur nga lëndimet, javën që vjen në ishullin e madh spanjoll.

Tenistja 32-vjeçare nga Rusia nuk ka luajtur ndeshje zyrtare prej muajit janar të këtij viti, kur u tërhoq nga "St Petersburg Open" për t'iu nënshtruar operimit të shpatullës së djathtë disa javë më vonë, shkruan sot Koha Ditore.

Sharapova ditëve të ardhshme kthehet në veprim në turneun "Mallorca Open", ndërsa është duke u përgatitur për Wimbledon, turne që e bëri të famshme dhe të pasur para 15 vjetësh, kur ajo e fitoi titullin si një adoleshente. Sharapova ishte duke stërvitur derisa Nadal vendosi rekord në "French Open", duke fituar për herën e 12-të në karrierë, pasi u kthye nga lëndimet e gjunjëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)