Sport

Formiga nuk do të ndalet edhe pas Botërorit të shtatë

Ishte fundi i verës së vitit 2016, Lojërat Olimpike "Rio 2016" kishin përfunduar dhe mesfushorja braziliane Formiga ishte gati të tërhiqej nga futbolli aktiv. Kjo kishte kuptim, duke pasur parasysh se ajo ishte 38-vjeçare dhe mbi të gjitha kishte luajtur në gjashtë botërorë dhe po aq edicione të Lojërave Olimpike.

"Doja të lija hapësirë për lojtaret e reja", thotë Formiga, e cila është kapitene e Paris Sanit-Germainit, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar.

Por pastaj Vadao, trajneri i ekipit të femrave të Brazilit, i kërkoj asaj që të rishqyrtojë vendimin, dhe Formiga mendoi shumë për këtë. Ajo mendoi se si ishte ende duke luajtur në kulm të karrierës, të cilën e ka nisur para 25 vjetësh. Mendoi edhe për gjendjen e futbollit të femrave në Brazil dhe për shumë gjëra të tjera në përgjithësi, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe kështu ajo pranoi të kthehej për herë të fundit, në botërorin e shtatë të saj. Me 41-vjet, Formiga u bë femra më e vjetër që ka luajtur në botëror, pasi ishte titullare në ndeshjen që Brazili e luajti kundër Xhamajkës më herët këtë javë. Në fakt, Formiga është bërë lojtarja e dytë më e vjetër në historinë e Kampionateve Botërore të të dy gjinive. Vetëm kamerunasi Roger Milla ishte më i vjetër kur luajti në botëror. Ai në botërorin e vitit 1994 luajti me 42 vjet.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)