Sport

City interesohet për Coutinhon

Manchester City është i gatshëm t’i paguajë Barcelonës rreth 100 milionë euro për transferimin e mesfushorit brazilian Philippe Coutinho.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nga mediumet spanjolle.

Coutinho pritet të largohet nga Barça gjatë kësaj vere për shkak se nuk ka bindur me paraqitjet e tij, transmeton Koha Ditore.

Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2023 dhe edicionin e fundit ka shënuar 11 gola në 54 ndeshje.

Ai te Barça u transferua në janar të vitit të shkuar në Liverpooli për 145 milionë euro.

Krahas Cityt, interesim për Coutinhon ka treguar edhe PSG-ja.