Sport

Bayerni kërkon huazimin e Balet

Foto: Reuters

Skuadra e Bayern Muenchenit ka kërkuar huazimin njëvjeçar të uellsianit Gareth Bale nga Real Madridi, kanë njoftuar të dielën mediumet e huaja.

Bale nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe për këtë arsye pritet të largohet nga Reali gjatë kësaj vere kurse te Bayerni shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit.

Bayerni është i gatshëm që të paguajë pagën e Balet gjatë huazimit të tij njëvjeçar dhe të ketë opsionin e blerjes së kontratës së uellsianit nëse bind me paraqitjet.

Bale ka një pagë javore prej 390 mijë eurosh kurse me Real Madridin ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Edicionin e fundit, 29-vjeçari ka realizuar 14 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat. Bale është pjesë e Realit prej vitit 2013 kur u transferua nga Tottenhami për 101 milionë euro.