Sport

Turpi e çoi Hartin tetë mijë km larg Anglisë

Ishte prilli i vitit 2015 dhe edicioni në kategorinë e tetë të futbollit anglez ishte në përfundim e sipër për ekipin Clitheroe dhe sulmuesin Jay Hart. 

Ekipi renditej në mesin e tabelës kur kishin mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, por nuk rrezikohej nga rënia. Përballë kishte Salford Cityn, ndeshje kjo që do të zhvillohej në lindje të Manchesterit, në të cilën do të ndryshonte jeta e Hartit dhe do të tërhiqte vëmendje globale të padëshiruar për Clithroe FC. Ndeshja përfundoi keq për Clithroen, pësoi humbje 4:1, por ky ishte vetëm fillimi i keq për sulmuesin Hart. 

Pas ndeshjes ai filmohet në telefon duke kryer marrëdhënie seksuale me një femër në vendin ku kishte qëndruar trajneri, derisa mbante veshur fanellën e klubit, shkruan sot Koha Ditore.

Klipi është postuar menjëherë në rrjetet sociale dhe Hart largohet automatikisht nga klubi derisa e dashura e tij, e ëma e dy fëmijëve e lë në rrugë. “Në pikën time më të ulët mendova të bëja vetëvrasje”, kujton Hart, i cili si lojtar është formuar në akademinë e Blackburn Roversit. 

Tash, pas më shumë se katër vjetësh, Hart po luan profesionalisht tek ekipi Thimphu City në Butan - një mbretëri e largët që gjendet në Himalaje mes Indisë dhe Kinës. Ai merr përgjegjësi të plotë për veprimet e tij dhe turpërohet për atë çfarë ka bërë, por duket se tash është vonë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)