Sport

Leicesteri në garë për Perishiqin

Descriptive Text

Ekipi i Leicesterit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, kroatit Ivan Perishiq shkruan të premten "Daily Mail".

Perishiq pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere dhe Leicesteri është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 35 milionë euro për kartonin e tij.

Kroati te ekipi anglez shihet si përforcim i duhur, por interesim për shërbimet e tij kanë treguar edhe Wolverhamptoni e Evertoni, transmeton Koha Ditore.

Perishiq 30-vjeçar, ka kontratë me Interin deri në vitin 2022. Edicionin e fundit, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tetë asistime në 45 ndeshje për Interin në të gjitha garat.

Perishiq karrierë ka bërë edhe te Wolfsburgu, Borussia Dortmundi, Brugge, Sochauxi e Roeselare. Ka shënuar edhe 23 gola në 82 ndeshje me Përfaqësuesen e Kroacisë.