Sport

Gjilani përforcohet me Ruçin

Gjilani sot ka arritur të finalizojë marrëveshjen me portierin nga Elbasani, Shkëlzen Ruçi, ka konfirmuar klubi kosovar.

26 vjeçari, Shkëlzen Ruçi, në skuadrën e Gjilanit vjen nga kampionati i Shqipërisë më konkretisht nga Luftëtari i Gjirokastrës. Më parë portieri i ri i Gjilanit, kishte mbrojtur ngjyrat e Elbasanit dhe Bylisit.

Ruçi në skuadrën e Gjilanit vjen pas 3 sezoneve të kaluar në KF Luftëtarin dhe ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhshme, ku do t’i mbrojë ngjyrat e ekipit gjilanas, transmeton Koha.net.

Krahas Ruçit, Gjilani thotë se bordi drejtues i skuadrës po punon intensivisht që të ndërtojë një ekip garues për edicionet e ardhshme në Superligën e Kosovës në futboll.